E PABESUESHME: Milani “shqyen bankën”! Diaz i kryer, i prezanton Fiorentinas ofertën për Chiesa!

GERMOGLI PH: 29 LUGLIO 2020 FIRENZE STADIO ARTEMIO FRANCHI SERIE A FIORENTINA VS BOLOGNA NELLA FOTO CHIESA

Sipas asaj që Claudio Raimondi (gazetari i SportMediaset) raporton në Italia Uno, është kryer gjithçka për mbërritjen e Brahim Diaz në Milano nga Real Madrid: lojtari do të zbresë në Milanello me një hua të kushtueshme me të drejtën e blerjes, një marrëveshje totale me vlerë rreth 20 milion euro. Blancos kanë siguruar të drejtën për riblerje përsëri, por shifrat ende nuk janë publikuar!

Por, lajmi i ditës ka të bëjë me Federico Chiesa, objektiv tashmë serioz kuqezi! Milani, madje, sipas Sportmediaset, ka përgatitur ofertën e parë: kartoni i Lucas Paqueta, 20 mln euro dhe 10 mln euro bonuse! Fiorentina ka kërkuar kohë të reflektojë, por duket qartë se tani objektivi i “Djallit” është talenti italian që luan sulmues krahu te 4-2-3-1!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu