E ngacmojnë mbi Chiesa dhe mbrojtjen, Pioli tregohet “diplomat” dhe i pason topin Maldinit!

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, i ngacmuar sot nga DAZN (intervista për kanalin sportiv) përpara nisjes për në Irlandë, foli në lidhje me merkaton dhe sidomos Federico Chiesa duke “hedhur topin” te drejtuesit kuqezi…

“Chiesa? Jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam në dispozicion, kam drejtues që mendojnë për merkaton. Duhet të përqendrohem në ndeshjet e ardhshme, në atë të parën që duhet të përballet me qasjen e duhur”.

“Klubi është i gatshëm ta përmirësojë këtë skuadër nëse ekziston mundësia, merkato është akoma e gjatë, më vjen keq vetëm që shumë lojtarë nuk janë rikuperuar nga dëmtimet e sezonit të kaluar. Kur të jemi të plotë ne do të jemi një ekip konkurrues”.

“Jemi të rinj por jemi duke u rritur mirë, ndaj më vonë nëse ka një shans për të përmirësuar në një pozicion, ne nuk do të kapemi të papërgatitur”

“Në mbrojtje? Tani për tani dëmtimet e Romagnoli dhe Musaçhio po na kufizojnë zgjedhjet, shpresoj të rikuperoj Duarte për ndeshjen e parë, atëherë do të shohim se çfarë mund të ndodhë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu