“E ndjek Milanin nga korriku, nivel i lartë! Leao? Te Lille ishte i padisiplinuar, por ka 3 cilësi”

Lille do të vizitojë ditën e enjte Milanin në “San Siro” për sfidën e tretë në grup në Europa League, teksa edhe trajneri Christophe Galtier, duke pasur impenjime radhazi, pritet të bëjë disa ndryshime.

Losc: La saison dernière, Christophe Galtier «s'effondrait en pleurs» chez  lui après les matchs

Në konferencën për shtyp para Milan-Lille, ai foli mbi gjithçka, por edhe preku temën “Leao”, lojtar që vjet luante me ekipin francez.

Gjendja e José Fonte?

“José stërvitet normalisht, por do ta shohim nesër në mëngjes pasi të kemi mbaruar. Ne do të shohim, në rast se do të jetë, ndryshe Adamà do të zërë vendin e tij.

I vetmi dëmtim është Araujo, i cili ka një kavilje të ndrydhur dhe nuk do të jetë”.

MILAN TOP NEWS - Novità Ibrahimovic, Donnarumma e Calhanoglu

Milani nuk humbet prej 24 ndeshjesh radhazi. A ka dobësi ky ekip?

“Unë i kam parë ato nga korriku deri më sot. Ata kanë një nivel shumë të lartë evropian që ka qenë në gjendje të ekuilibrojë përvojën dhe rininë.

Do të duhet të japim gjithçka dhe do të duhet t’i godasim ata te të metat e tyre. Mbeten favoritë, është privilegj të luash kundër tyre dhe ne do të përpiqemi të mos vuajmë shumë”.

A do të jetë një ndeshje e madhe me formacionin titullar?

“Sigurisht që është një ndeshje gala. Një ndeshje evropiane. Nuk është ndeshja vendimtare e grupit, por është e rëndësishme për vazhdimin e historisë së grupit. Ne luajmë çdo tre ditë, por unë kam një skuadër shumë të plotë dhe duam të bëjmë mirë”.

Milan është një përzierje e lojtarëve të rinj dhe me përvojë, me Ibrahimovic…

“Milani është një klub historik, por ata po kryejnë një përzierje të lojtarëve të rinj dhe me përvojë siç bëmë me Burak Yilmaz dhe André.

Ibra është një nga ata lojtarët shembullorë, për të cilët të rinjtë duhet të frymëzohen. Ai është një lojtar fantastik që vazhdon të bëjë gjëra të mëdha. Gjithmonë ka qenë një kundërshtar i ashpër.

Si e vlerësoni progresin e Rafael Leao?

“Sigurisht që ka avantazhin e të qenit shumë i ri. E shoh të përmirësuar taktikisht. Ai erdhi tek ne i ri, dha shumë për ekipin por ishte i padisiplinuar. Është detyruar të punojë shumë në fazën mbrojtëse, ndoshta edhe për të mbuluar atë që Ibra nuk bën.

Rafa te ne luajti vetëm dy ndeshje në nivelin profesional. Ai e kuptoi se çfarë do të thoshte të luash në një nivel të lartë. E dija që ai mund të bënte mirë si një sulmues anësor, por kryesisht e përdorja atë si sulmues të parë. M

Te Milani vështirë të jetë një sulmues qendror sepse Ibrahimovic është atje.

Tani e shoh që me Zlatan pranë tij ai mund të përmirësohet. Ai ka forcë, fuqi dhe cilësi teknike, kjo është gjithçka që ju nevojitet për t’u bërë një lojtar i shkëlqyer modern”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu