“E menduan veten të pathyeshëm, ju kujtoj një shprehje filozofike…” Sacchi udhëzon Milanin!

Humbja e Milanit ndaj Spezias sigurisht që ka minuar disa siguri te kuqezinjtë por duhet thënë dhe se nuk është fundi i botës pasi kampionati është ende i gjatë dhe se vendi i parë është vetëm 1 pikë larg, përpos faktin se drejtuesit objektivin primar e kanë të kthehen në Champions.

Risultato immagini per milan

Arrigo Sacchi, ish-trajneri kuqezi, në Gazzetta dello Sport për momentin e Milanit:

“Milan i zbehtë. Ndoshta djemtë e Pioli kanë nënvlerësuar nivelin e vështirësisë që do të kishin hasur. Kuqezinjtë kanë qenë befasia e madhe e kampionatit.

Ata luajtën një futboll të shkëlqyeshëm falë vullnetit dhe entuziazmit të të gjithëve dhe falë ekipit të shkëlqyeshëm të krijuar dhe organizuar nga Stefano Pioli.

Risultato immagini per pioli

Lojtarë të cilët deri vitin e kaluar ishin më pak të bindur janë transformuar në një kohë të shkurtër, duke arritur lartësi të papritura. Kolektivi i ndihmoi ata dhe bëri të mundur fshehjen e eksperiencës falë bashkëpunimit dhe komunikimit më të madh në fushë.

Ju mund të keni lojtarët më të mirë në botë, por nëse ata nuk kanë motivim të fortë, një shpirt të lartë ekipi dhe një lojë që nxit, ekipi do të vlejë pak.

Risultato immagini per sacchi

Mund të ndodhë kur fiton shumë të biesh në rrezikshmërinë e fitoreve, që do të thotë të besosh se u bëre i pathyeshëm: e pra në atë moment prishet ideja e kolektivit.

Të jesh ekip është një nga gjërat më të vështira në vendin tonë në të gjitha fushat. Romain Rolland, filozof dhe fitues i Nobelit, tha: Heronj janë të gjithë ata që bëjnë atë që mund të bëjnë. Ky duhet të jetë qëllimi: të kemi 11 djem që japin gjithçka duke ndjekur udhëzimet e trajnerit të tyre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu