“E mbylli ndeshjen sapo unë u zëvendësova”, Maldini zbulon arbitrin që respekton

I ftuar në një emision sportiv para pak kohësh, Paolo Maldini ka treguar se gjatë karrierës së tij ka njohur shumë arbitra, por vetëm për disa syresh ka respekt të veçantë.

Në deklaratën e tij, drejtori teknik i Milanit sqaroi:

“Kam njohur shumë arbitra, mes të cilëve kam krijuar simpati për emra si Braski, Kolina dhe Ricoli.

Ky i fundit ishte drejtuesi i sfidës sime të fundit në karrierë, kundër Fiorentinës.

Në fundin e sfidës, trajneri Ançeloti vendosi të më nxirrte nga fusha në mënyrë që publiku të më përshëndeste.

Ishin dhënë tri minuta shtesë, Ricoli tregoi respekt ndaj meje duke e mbyllur ndeshjen në atë moment.

E vlerësoj edhe sot veprimin e tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu