E mbani mend Taye Taiwo? Sigurisht që disa mund ta kenë harruar pasi hapësirat te Milani ishin të vogla por që për t’u theksuar se me kuqezinjtë luajti në Serie A dhe Champions League.
Karriera në futboll sot për nigerianin vazhdon në Shtetet e Bashkuara. Mbrojtësi i majtë sapo ka nënshkruar për Palm Beach Stars, një ekip i Miamit që luan në UPSL (United Premier League League).

“Jam shumë krenar për këtë sfidë të re dhe mezi pres të filloj. Jam i lumtur që jam një lojtar i ri i Palm Beach Stard, dua të falënderoj agjentin tim që e bëri të mundur këtë dhe gjithashtu CEO-n Iafrate që tregoi që nga fillimi i negociatave një interes të madh për mua dhe projektin mahnitës që ata duan të ndërtojnë tani”.
Përvoja te Milani – Në vitin 2011 Taiwo, kontrata e të cilit me Olympique Marseille skadoi, nënshkroi për Milan, ku ai kaloi në një transferim falas.

Afrikani bëri debutimin e tij me fanellën kuqezi më 24 Shtator 2011 në ndeshjen në shtëpi të Serie A kundër Cesena, i fituar 1-0 nga Milan.
Në gjashtë muajt e parë të sezonit 2011-2012 ai luajti gjithsej 8 ndeshje, të ndarë në mënyrë të barabartë midis kampionatit dhe Ligës së Kampionëve.

Më 24 janar 2012, huazimi i tij te Queens Park Rangers u zyrtarizua deri më 30 qershor 2012. Bëri debutimin e tij me QPR në 1 shkurt pas ndeshjes së Premier 2-2 ndaj Aston Villa. Pas huazimit ai u kthye në Milano.
Në 5 korrik 2013 u transferua zyrtarisht te Bursaspor në Turqi.
Xhiro në Europë
Pas 4 vitesh në Turqi, më 30 janar 2017 ai nënshkroi një kontratë gjashtë-mujore Lausanne. Në gusht 2017 Taiëo arriti në Suedi në Eskilstuna me një kontratë prej disa muajsh, e vlefshme deri në fund të vitit.

Në kohën e mbërritjes së tij, ekipi zuri pjesën e poshtme të renditjes me vetëm një fitore në 18 ndeshje të luajtura.
Eskilstuna nuk arriti të shmangte vendin e fundit dhe rënien në kategori në Allsvenskan në historinë e shkurtër të klubit.
Në 2018 ai bëri një marrëveshje me finlandezët e RoPS, në të cilën luajti për dy vjet në Veikkausliiga. Korrik 2020 ai nënshkroi për Doxa Katokopias Qipriot, por e prishi kontratën më pas.