E KRYER: Vendoset e ardhmja e Ante Rebic! Pritet zyrtarizimi

Sipas asaj që mëson MilanNews.it, pas shitjes së Andrè Silva plotësisht tek Eintracht Frankfurt, operacioni që do ta çojë edhe Ante Rebic përfundimisht te Milani, është mbyllur gjithashtu.

Megjithëse të dy marrëveshjet nuk janë zyrtarisht të lidhura, si kroati ashtu edhe portugezi do të jenë në gjendje të luajnë në sezonet e ardhshme me fanellat e tyre përkatëse me të cilat ata dolën shumë mirë sezonin e kaluar.

Milani ka planifikuar dhe një komunikatë zyrtare! Detajet ende nuk janë zbardhur, por hipotezat e para flasin për shkëmbim kokë për kokë mes klubeve, edhe pse duhet parë se si do të zgjidhet çështja me Fiorentina (zotëron 50% kartoni).

Sezonin e shkuar, kroati shënoi 11 gola në kampionat dhe 1 në Kupën e Italisë, në 30 ndeshje, teksa duhet theksuar së në fazën e parë të kampionatit është aktivizuar shumë pak për të mos thënë aspak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu