E KRYER! Sheiku mbulon me flori Donnarumma. Kontrata faraonike: Gazetari: “Zgjodhi paranë dhe ajo e çoi te klubi i parave…”

Gianluca Di Marzio, ekspert i merkatos SkySport, u shpreh në ‘Calciomercato – L’Originale’ për të ardhmen e Donnarumma: “Një nga telenovelat e vitit 2021 do të mbyllet: Donnarumma te PSG.

Nga ajo që unë di marrëveshja është një kontratë 5-vjeçare me 12 milion euro në sezon midis shpërblimeve fikse dhe të lehta plus bonuse të vështira që mund të rrisin shifrën e pages;

Juve ka dalë jashtë, Barcelona ka hequr dorë. Mund të ketë ekzaminime mjekësore në Firence, por të gjitha rrugët të çojnë në Paris.

Ka pasur kontakte me Leonardo, Nasser Al Khelaifi ka shtyrë fort që klubi i tij të zgjedhë portierin e së ardhmes. Vendin do ta luje me Navas: nuk eshtë përcaktuar hierarkia. Vetë Gigio Donnarumma tha “po”. Flitej për komisionin: Ligue1 e ndalon atë përtej përqindjes që rezulton nga punësimi i lojtarit, që është 5%; dhe gjithashtu përqindjet në rishitjen në të ardhmen”.

Massimo Marianella, per SkySport për transferimin e mundshëm të Donnarumma te PSG komentoi: “Faktori diskriminues janë paratë. Zgjedhja nuk është romantike, përndryshe ai do të kishte qëndruar në Milano.

Zgjodhi paratë dhe paratë e kanë sjellë atë në ekipin më të pasur për momentin. PSG ka një portier të mirë si Navas, qe vjen nga një sezon i shkëlqyeshëm i cili humbi vetëm një ndeshje: ndeshjen e dytë të Champions League League. Dhe në këtë nivel fillimet e shkëlqyera bëjnë ndryshimin. E ardhmja është Donnarumma”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu