E KRYER! Roma-Milan, akord për Florenzi. E zgjidhi vetë futbollisti me gjestin e tij

Akord Roma-Milan mbi Florenzi! Më në fund, ka ardhur tymi i bardhë dhe tashmë nesër në mëngjes futbollisti i Romës mund të jetë në Milano për vizitat mjekësore!

Gjithçka e arritur në mbrëmje, teksa sipas Carlo Laudisa të Gazzetta dello Sport, që gjithçka të shkonte si duhej, vetë futbollisti i diplomuar kampion Europe me Italinë, ka vendosur që të heqë dorë nga 400 mijë euro të rrogës që Roma duhet t’i jepte…

Kështu, Florenzi ka vendosur të bashkohet me Milanin dhe e ka dëshmuar me veprën e fundit, aq sa agjenti i tij është kapur në befasi!

Operacioni tani është 1 mln euro huazim dhe 4 mln euro për të drejtën e blerjes, por gjesti i Florenzit, në ditët e sotme, do të thotë shumë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu