E KRYER! “Portieri vishet falas kuqezi, karta e fundit për të mbajtur Donnarumma”

Ndërsa pritet të përcaktohet e ardhmja e Gianluigi Donnarumma, një shqetësim i vërtetë për merkaton e Milanit, klubi kuqezi duket se ka marrë masa paraprake me një përforcim të ri.

Duket se gjithçka është bërë për blerjen e një portieri të ri.

Sipas asaj që shkroi La Repubblica këtë mëngjes, Milani ka nxituar që të afrojë një portier me parametra zero dhe ai është Antonio Mirante, i lindur në vitin 1983 (pra 37 vjeç) dhe që këtë sezon ka veshur fanelën e Romës.

Mirante do të lirohet nga klubi verdhekuq në fund të sezonit, për shkak të përfundimit të kontratës.

Kështu që ai do të transfeorhet në Milanello në një transferim falas. Një shartim eksperience për të cilin tashmë ishte folur në të kaluarën, aq sa verën e kaluar Milani ishte përpjekur tashmë ta rrëmbente atë nga Roma e Fonseca, por pa sukses.

Padyshim, ardhja e Mirante nuk do të jetë zëvendësimi ideal për lamtumirën eventuale të Donnarumma.

Për arsye teknike dhe personale, ish-portieri i Bologna-s do të jetë një numër i përsosur 12, ose një portier i dytë.

Dhe tashmë është përfolur se blerja e Mirante, tani pothuajse e sigurt, mund të veprojë si një joshje në përpjekje për të mbajtur Gianluigi Donnarumma për një kohë të gjatë.

Arsyeja është e thjeshtë: portieri 38-vjeçar është me origjinë nga Castellammare di Stabia, i njëjti fshat që lindi Gigio.

Prandaj Milan do të vlerësonte një tripik të portierëve, të gjithë me origjinë nga Castellammare di Stabia: dy vëllezërit Donnarumma (edhe nëse lamtumira e Antonio tani merret si e mirëqenë) dhe Mirante.

Një strategji e mundshme që padyshim do të konfirmohet dhe rishikohet.

Dy operacione të ndara janë ato të mbërritjes së Mirante pa ndonjë kosto dhe rinovimi i komplikuar i Donnarumma.

Fati i Ciprian Tatarusanu gjithashtu duhet të vlerësohet në këtë pikë: portieri aktual i dytë i Milanit nuk u shfaq keq kur u vu në dyshim.

Sidoqoftë, është e mundur përfundimi i parakohshëm i kontratës dhe kthimi në Rumani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu