E KRYER: Pobega largohet si huazim “i thatë” te Torino! Një motiv kryesor bindi drejtuesit

Milani po tenton goditjet e fundit të merkatos, por natyrisht sheh edhe sa i përket daljeve dhe atyre qe mund te largohen.

Ndër lojtarët që ka të ngjarë të largohen nga Milanello është Tommaso Pobega.

Pas huazimit pozitiv te Spezia sezonin e kaluar, mesfushori nga Trieste u testua nga Stefano Pioli gjatë përgatitjes së verës. Në fund u vendos ta kthejë atë në huazim, në mënyrë që t’i japë mundësinë të luajë vazhdimisht dhe të piqet më tej.

Sipas asaj që u konfirmua nga gazeta Tuttosport, transferimi i Pobega te Torino u krye dhe lojtari pritet për vizitat mjekësore te klubi granata. Formula? Huazim i thatë.

Asnjë e drejtë apo detyrim blerje, në fund të sezonit 22-vjeçari do të kthehet në Milano.

Pastaj Pioli, nëse ai do të jetë ende trajneri kuqezi, dhe drejtuesit do të vendosin nëse do t’i besojne apo jo për të ardhmen.

Pobega do të gjejë Ivan Juric si trajner. Ky motiv shtyu drejtuesit kuqezi pasi trajneri kroat është shumë i mirë në rritjen e lojtarëve të rinj (e beri me Pessina dhe Zaccagni) dhe për këtë arsye Milani mund të ketë besim në rritjen e Pobega. Do të jetë interesante ta shohe atë në punë me fanelen granata.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara për të kompensuar largimin e Pobega po përpiqen të sjellin Tiemoué Bakayoko përsëri në Milanello. Negociatat me Chelsea janë duke u zhvilluar, ka disa detaje që duhen rregulluar para tymit të bardhë. Tashmë ka një marrëveshje me ish-mesfushorin e Monacos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu