E KRYER: Milani gjen portierin e dytë! 4 vite më parë lumturoi gjithë shqiptarët! (DETAJET)

Pas një sërë kërkimesh dhe takimesh, më në fund, “Sky Sport” raporton se Milani ka gjetur zëvendës Gigio Donnarumma për sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë kanë zgjedhur Ciprian Tatarusanu, ish-portierin 34-vjeçar të Fiorentina, në sezonin e fundit me Lyon.

PSG-Lione, infortunio nel riscaldamento per Tatarusanu: Lopes in porta |  Goal.com

Siç është raportuar nga Gianluca Di Marzio, portieri rumun mbërrin në Milano pa huazim dhe pa formula, por si futbollist i lirë dhe do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.

Pritet në Milano sonte ose të enjten në mëngjes, kur edhe do të jetë koha për vizitat mjekësore.

Kujtojmë që Tatarusanu ishte portieri i Rumanisë në Europianin 2016 dhe të cilit i shënoi gol Sadiku dhe na lumturoi të gjithëve si komb!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu