E KRYER! Dy goditje për Milanin. Mbërrijnë në fundjavë

Ditë tratativash te Milani. Pasi sonte mbërriti në Itali Giroud dhe nesër do të kryejë vizitat mjekësore, ka edhe dy afrime të tjera…

Sipas asaj që Gianluca Di Marzio raportoi te Calciomercato – L’Originale në Sky Sport 24, Milani mbylli sonte marrëveshjen me Monaco për Fodé Ballo-Touré.

Mbrojtësi i krahut, zëvendës i Theo Hernandez në planet kuqezi, do të jetë një lojtar i ri i Djallit për 4 milion euro plus 50 mijë bonuse të lidhura me kualifikimin e Milan në Ligën e Kampionëve dhe pjesëmarrjen e lojtarit.

Senegalezi pritet të shtunën në Milano për vizitat mjekësore.

Sakaq, Milan News jep detajet edhe për transferimin tjetër.

Milani mbylli marrëveshjen Brahim Diaz me Real Madrid. Mesfushori spanjoll sulmues do të kthehet të vishet kuqezi me formulën e huasë dy-vjeçare me të drejtën e blerjes 22 mln euro dhe klauzolën e riblerjes në favor të Realit me 27 mln euro.

Lojtari mund të jetë në Milano për vizita dhe firmën tashmë këtë fundjavë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu