E konfirmojnë në Spanjë, Milani interesohet për mesfushorin e Barcelonës

Ndonëse futbolli është pezulluar, te Milani vazhdojnë të studiojnë pista të ndryshme, për lojtarët që mund të transferojnë në merkaton e verës.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një mesfushori dhe kanë hedhur sytë nga Barcelona, më saktësisht te Ivan Rakitiç. Ky i fundit do të largohet nga katalanasit në verë dhe “Djalli” do të përpiqet ta afrojë në ekip.

Kuqezinjtë kanë provuar ta marrin lojtarin edhe më parë, por nuk është arritur një marrëveshje, teksa do të provojnë ta afrojnë atë në verë. Kjo konfirmohet nga “Mundo Deportivo”, që shkruan se Gazidhis ka shfaqur interes për kroatin, i cili tashmë duket se e ka mbyllur me Barçën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu