E kërkon Fiorentina/ RAI: Thiago Silva do vetëm Milanin

Pas finales së Champions League të së dielës së ardhshme, kontrata e Thiago Silva me PSG-në do të skadojë zyrtarisht në mënyrë përfundimtare.

Nga ai moment e më pas Thiago do të jetë i lirë të gjejë një skuadër të re.

Vullneti i brazilianit nuk është kthimi në atdhe, por të pranojë një sfidë të rëndësishme gjithmonë në kontinentin europian, mbase edhe duke vlerësuar një kthim në Serinë A.

Lajmet e fundit i ka dhënë sot Paolo Paganini, gazetar dhe analist i merkatos së futbollit në RAI Sport.

Sipas informacioneve të tij opsioni Milan vazhdon të jetë në krye për të:

“Për Thiago Silva prioriteti vazhdon të jetë Milan. Nëse do të kthehej në Itali do të preferonte të luante përsëri me bluzen kuqezi”.

Kështu Paganini largon opsionin Fiorentina, që sipas disa mediave është në krye për të marrë Thiago Silvan, duke u kthyer të flasë për Milanin si zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Përshtypja është se kuqezinjtë duhet akoma të  qartësohen.

Të kthesh Thiagon në Milanello do të ishte një pikë e fortë, siç ishte kthimi i Ibrahimovic në janarin e kaluar.

Por janë për t’u bërë vlerësime ekonomike duke qenë se Elliott nuk duket i bindur të investojë në një lojtar të vitit 1984.

Në javët në vazhdim do të mësohet më shumë.

Por para së dieles mbrojtësi dhe kapiten i PSG-së është i përqëndruar vetëm të arrijë Champions-in e parë të karrierës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu