“E kërkoi edhe Barcelona, Tonali refuzoi United për Milan! Interi? Nuk është turp mos kesh para”

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, është kthyer të flasë për një heshtje të gjatë dhe e ka bërë duke sqaruar gjithçka mbi telenovelën Tonali, nga ofertat e shumta për talentin te Milani dhe në fund ka thumbuar Interin.

“Shifrat e publikuara janë të sakta. Në janar kemi marrë një ofertë prej 65 milion euro nga Barcelona, ​​jo më vonë se dhjetë ditë më parë kemi marrë një ofertë prej 10 milion më të lartë se ajo e Milanit nga Manchester United, por djali ishte i vendosur të shkonte te kuqezinjtë”

“Kur i thashë se e kërkonte Milani dhe u interesua konkretisht nuk pa më asgjë… Donte vetëm Milanin sepse është tifoz dhe e kuptoj. i kisha thënë se nuk do t’I pengoja rrugën e karrierës”

Më pas, elozhe për Milanin dhe Maldinin: “Tonali bëri një zgjedhje të rëndësishme, Milani e blen atë jo për ta rishitur, por për të ndërtuar bazat. Kjo është politika e Maldinit, një politikë e guximshme që nuk sjell ndoshta abonime por që ndërton një ekip që do të zgjasë 10 vite! Shumë e premtojnë ta bëjnë këtë gjë, por askush nuk e bën”.

Tonali al Milan, la fuga di notizia ha portato alla fumata bianca. E  irritato Cellino - TUTTOmercatoWEB.com

“Lojtari do të ketë një rritje të madhe në një klub që ka një profesionalizëm të shkëlqyeshëm dhe një trajner të shkëlqyeshëm. Unë e vlerësoj Milanin sepse ata i dhanë vlerë parave, ata bënë një zgjedhje të rëndësishme, është një investim i mire”.

Deri disa javë më parë, Interi dukej se ishte në pozicion të mirë për Tonali. Cellino rrit dozën e thumbimeve pasi negociatat me Interin u bllokuan. “Marotta kishte interes konkret dhe e di që edhe Conte e vlerësoi shumë lojtarin. Ndoshta Interi nuk kishte mundësi financiare, nuk e di … nuk është turp ta pranosh kur nuk ke para, por e gjithë kjo kohë e humbur e përkeqësoi situatën”.

“Gjithmonë kam qenë filointerist, respektoj Marotta dhe Ausilio, por nuk e shoh më shpirtin e Interit të dikurshëm. Dikur bëja pazar me Massimo Moratti, kurse sot…”, përfundoi Cellino.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu