E ka kritikuar gjithmonë Milanin, tifozi Salvini tani e sheh ndryshe!

Drejtuesi i Lega, Matteo Salvini, është një tifoz i ccmendur pas Milanit dhe sezonin e shkuar pati kritika të mëdha sidomos në fazën e parë të sezonit.

Por, Salvini ka vite në fakt që kritikon filozofinë e klubit kuqezi. Sakaq, në fund të një takimi të mbajtur në Venaria, i intervistuar nga gazetarët, Salvini do të fliste për debutimin në Europa League dhe nisjen e sezonit.

“Pas vitesh vuajtjesh e kuptoj që edhe Milani, përveç partisëtime, do të kthehet për të më dhënë kënaqësi. Stadiumet e rihapura janë mirë, por në siguri, siç ishte rasti për kampionatin botëror”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu