Luca Marchetti, i cili foli për Sky Sport 24, tregoi më të fundit për negociatat midis Milanit dhe Chelsea për Fikayo Tomori: “Milani dëshiron ta mbyllë akordin sa më shpejt të jetë e mundur, pasi duan ta kenë të disponueshëm për ndeshjen kundër Atalanta.
Milani i ka të numëruar futbollistët për shkak emergjence dhe prania e Tomorit në stol është diçka pozitive, edhe pse pa stërvitje, pasi të premten parashikohen vizitat mjekësore të mbrojtësit.

Vonesat lidhen me faktin se Chelsea luajti natën e kaluar, djali është jashtë Bashkimit Europian dhe ka disa dokumente për të plotësuar, duke përfshirë edhe situatën Covid, udhëtimi nuk është më aq i lehtë sa ishte pak më parë.
E gjithë kjo çon në vonesa të vogla të cilat, megjithatë, absolutisht nuk krijojnë ndonjë problem brenda operacionit që do të bëhet gjithsesi. Milani shtyn ta ketë atë në dispozicion”.