E FUNDIT: Schalke pranon interesin e Milanit për Kabak dhe ndez merkaton e janarit!

Schalke 04 del zbuluar sa i përket objektivit të Milanit, Kabak, në mbrojtje. Futbollisti turk, që qëndroi në verë edhe pse pati disa sondazhe dhe madje një ofertë zyrtare nga kuqezinjtë, vazhdon të ndiqet nga Maldini dhe Massara.

Pikërisht duke folur në WAZ, drejtori sportiv i Schalke 04 Jochen Schneider foli për të ardhmen e Kabak dhe bëri me dije atë që tashmë mediat kishin shkruar.

“Milani na trokiti në derë në fund të tregut të transferimeve dhe një shitje në atë moment ishte jashtë diskutimit për ne. Kam lexuar vetëm atë që ishte shkruar në ato ditë.

Shitje në janar? Ne jemi akoma në kohë të vështira financiarisht, siç mund ta imagjinoni se ky sezon mund të luhet deri në fund pa spektatorë, kështu që nuk mund dhe nuk dua të përjashtoj asgjë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu