E FUNDIT: Pas 5 orësh, Tonali mbyll vizitat! Tifozët kuqezi i thërrasin korin anti-Inter (VIDEO)

Sandro Tonali ka mbaruar vizitat e tij mjekësore pas disa orësh (dy faza ekzaminimesh) dhe është larguar nga Klinika La Madonnina.
Rreth pesë orë qëndrim për mesfushorin nga Lodi në strukturën milaneze. Djali tani do të shkojë në “Il Centro Ambrosiano” të CONI (komitetit olimpik italian) për të marrë “kualifikimin” për të luajtur!


Në mbrëmje do të vijë firma me Milanin, pasi drejtuesit kuqezi do të ndjekin ndeshjen miqësore Milan-Vicenza (ora 17:00)

Disa tifozë jashtë klinikës e pritën me korin karakteristik “Kush nuk kërcen është zikaltër!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu