Siç mësohet nga MilanNeës.it, agjenti Giuseppe Riso sapo ka mbërritur në “Casa Milan” për një takim të rëndësishëm me drejtuesit kuqezi!
Në tryezë profili i Marco Sportiello, portier në pronësi të Atalanta, i identifikuar nga klubi kuqezi si një zëvendës i mundshëm (portier i dytë) i Gigio Donnarumma.
Paolo Maldini dhe Frederic Massara, pas lamtumirës së Begovic dhe Reina, po kërkojnë një portier të dytë për të plotësuar portën pasi kanë dy vëllezërit Donnarumma.
28-vjeçari nga Desio mund të bëhet një emër i nxehtë për “Djallin”. Milani do të donte të merrte në huazim, një zgjidhje që aktualisht nuk vlerësohet nga Atalanta.