E FUNDIT: Milani ka një portier të tretë të ri! Motivi

Nuk mbajne lajmet e keqija te Milani edhe pse kete here fliet per nje zgjedhje te trete. Stefano Pioli do të duhet të bëjë pa Alessandro Plizzari për më shumë se tre muaj.

Portieri i ri, qe po lufonte me tendinopatinë bilaterale, iu nënshtrua një operacioni sot për të zgjidhur problemin.

Për muajt e ardhshëm, Andreas Jungdal, i lindur në 2002, do të punojë me ekipin e parë, së bashku me Tatarusanu dhe Mike Maignan.

Njoftimi për shtyp i Milanit
“AC Milan njofton se sot Alessandro Plizzari iu nënshtrua një operacioni për të zgjidhur një tendinopati bilaterale.

Operacioni, i kryer në Klinikën La Madonnina nga konsulenti ortopedik i Klubit Roberto Pozzoni në prani të mjekut kuqezi Lucio Genesio, ishte krejtësisht i suksesshëm. Parashikimi per t’u rikthyer ne aktivitet është tre muaj”.

Jungal keshtu do te behet portieri i trete i Milanit deri ne dhjetor. Kuqezinjte e moren 19 vjecarin nga Vejle ne Danimarke ne veren e vitit 2019 dhe ai ka luajtur me ekipin Primavera por prej kohesh stervitet me Nelson Dida.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu