E FUNDIT: Milan-Napoli, formacionet e mundshme!

Milan dhe Napoli do të përballen mbrëmjen e sotme në “San Siro” në kryendeshjen e javës së 27-të të Serie A.

Kuqezinjtë vijnë në këtë takim me mungesa përsëri, pasi Ibrahimovic, Bennacer dhe Mandzukic ende nuk janë rikuperuar.

Si të mos mjaftonin këto mungesa, Pioli ka konfirmuar se Romagnoli dhe Calabria nuk janë në 100% të tyre dhe pavarësisht se janë grumbulluar nuk do të luajnë si titullarë. Lajmi i mirë është rikthimi i Theo Hernandez dhe Calhanoglu, që do ta nisin nga minuta e parë.

Rebic gjithashtu është rikuperuar, por për të mos rrezikuar do ta nisë nga stoli. Tonali do të marrë vendin e Kessie në qendër të mesfushës, ndërsa Dalot do të luajë në vend të Calabrias.

Sa i përket sulmit, Leao do të jetë titullar, ndërsa pas tij do të luajnë Castillejo-Calhanoglu-Krunic.

Nga ana tjetër, te Napoli ka mungesa në mbrojtje, ku Manolas dhe Rrahmani nuk janë të gatshëm. Kështu, në qendër luajnë Maksimovic dhe Koulibaly. Nga krahët pritet të aktivizohen Di Lorenzo dhe Mario Rui, ndërsa në mesfushë Fabian Ruiz dhe Demme.

Pjesa përpara është pak me dyshime për Gattuson, që duhet të zgjedhë mes Mertens dhe Osimhen, me belgun që është pak më i avantazhuar. Prapa sulmuesit do të luajë treshja Politano-Zielinski-Insigne.

Milan (4-2-3-1): G Donnarumma; Dalot, Kjaer, Tomori, Hernández; Kessie, Tonali; Castillejo, Calhanoglu, Krunic; Leao

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, L Insigne

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu