E FUNDIT: Milan-Fiorentina, formacionet zyrtare!

Milan-Fiorentina do të luhet sot në orën 15:00 në “San Siro”,  e vlefshme për javën e 9-të të Serie A. Një ndeshje që sheh kuqezinjtë me disa mungesa big si Ibrahimovic, Leao dhe së fundmi Bennacer, të cilave u shtohet Castillejo dhe tashmë Musacchio prej kohësh në boxe.

Kështu, Milani me formacion tashmë të paravendosur. Ja dhe komunikimi zyrtar:

Milan (4-2-3-1): Donnarumma G.; Calabria, Kjaer, Romagnoli Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemakers; Calhanoglu; Brahim; Rebic. Tr.: Bonera

Në dispozicion: Donnarumma A., Tătărușanu, Conti, Dalot, Duarte, Gabbia, Kalulu, Hauge, Colombo, Maldini.

Te vjollcët rikthehet Ribery, por e nis titullar edhe Callejon.

Fiorentina (4-3-3): Dragowski; Cáceres, Milenkovic, Pezzella, Biraghi; Amrabat, Pulgar, Castrovilli; Callejon, Vlahovic, Ribéry. All. Prandelli

Në dispozicion: Brancolini, Terraçiano, Barreca, Igor, Lirola, Martinez Quarta, Venuti, Bonaventura, Duncan, Eysseric, Saponara, Borja Valero, Kouamé, Montiel, Vlahovic.

Sfida ish – Ndërsa i afrohemi ndeshjes midis Milanit dhe Fiorentina, sigurtisht që do të jetë një përballje e veçantë edhe për faktin se ka disa ish në “San Siro”.

Midis radhëve të ekipit vjollcë, në veçanti, Saponara, Cutrone dhe Bonaventura spikasin ndërsa ndër kuqezinjtë, përveç trajnerit Pioli (mungon prej Covid-19), janë edhe Rebic dhe Tatarusanu.

Gjyqtari – Ndeshja e sotme midis Milanit dhe Fiorentina do të gjykohet nga Rosario Abisso. Arbitri nga Palermo i ka gjykuar kuqezinjtë vetëm gjashtë herë në Serie A: katër fitore, një barazim dhe një humbje.

Precedentët – Janë 160 precedentë në Serie A midis dy ekipeve. Kuqezinjtë kanë 72 fitore, 44 barazime dhe 44 humbje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu