E FUNDIT: Merkato në mbrojtje, Milani takohet me drejtuesit e klubit londinez! Detajet

Drejtuesit e Tottenham ndodhen në Milano prej natës së të mërkurës për shkak të interesit për Skriniar-in e Interit dhe – raporton Luca Marchetti i Sky – gjithashtu patën kontakte të fshehura edhe me Milanin për të kuptuar nëse interesi për Aurier është zhdukur përfundimisht ose vazhdon të jetë real.

Milani e ka bërë të qartë: për të nisur bisedimet për mbrojtësin e “Spurs” duhet së pari të mbyllin një shitje në atë repart, por për momentin nuk ka shenja në këtë kuptim (Calabria nuk duhet të sakrifikohet me pak para dhe Conti është i dëmtuar ende).

Nevoja e Milanit për momentin është mbrojtësi qendror. Dhe emri më i nxehtë vazhdon të jetë ai i Nastasic, Schalke 04. Operacion që mund të përshpejtohet (edhe për shkak të infektimit me Covid-19 të Duartes) në orët e ardhshme, por në çdo rast jo para së dielës, duke pasur parasysh angazhimet e Milanit në Europë dhe më pas në kampionat.

Operacioni përfundimisht do të ishte një huazim me të drejtën e blerjes.

Nëse, nga ana tjetër, shitja e Paquetà te Lyon do të vinte shpejt, investimi do të bëhej më i rëndësishëm dhe te një i ri me prespektivë. Por, për momentin francezët nuk kanë bërë asnjë ofertë zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu