E FUNDIT: Indicje nga Firence për Chiesa, trajneri duket i dorëzuar…

Giuseppe Iachini, trajneri i Fiorentina, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Interit dhe u ndal ndër temat e prekura sidomos sa i përket Federico Chiesa:

“U detyrova ta ndaloj sot në stërvitje sepse po vraponte shumë shpejt. Federico po punon mirë, punon shumë, është këtu me ne dhe gjëra të tjera nuk kemi dëgjuar ose parë…”

“Po sillet në një mënyrë shembullore. Është i lidhur me fanellën e Fiorentina-s, ai është rritur në Firence. Merkato është e paparashikueshme, diçka mund të ndodhë me të, por si me lojtarë të tjerë nga skuadrat e tjera”, raporton firenzeviola

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu