E FUNDIT: Di Marzio e çon Chiesa te Juventusi, por fjalia e Massimo Ambrosini-t godet “skenën”…

Gjatë emisionit të “Sky Sport”, pas ndeshjes mes Milan dhe Bodo Glimt, e fituar 3-2 nga kuqezinjtë, Gianluca di Marzio ka dhënë lajmet e darkës mbi merkaton dhe çështja më e nxehtë lidhet me Federico Chiesa, që është ndjekur edhe nga Milani, por që tani është në shënjestër të Juventusit sipas ekspertit të merkatos.

“Juventusi ka një plan që të përpiqet të marrë Chiesa. Fiorentina është e hapur përpara një oferte me para dhe jo duke përfshirë futbollistë. Do të ishte dakord edhe me një huazim shumë të lartë”.

“Milani? Milani provoi por deri në një pikë të caktuar. Nuk kemi pasur kurrë konfirmime se seriozisht synon futbollistin”.

Megjithatë, ka mjaftuar një fjali e vetme e Massimo Ambrosinit për të bërë që tifozët kuqezi të nisin të shpresojnë ende te Chiesa…

“Ndoshta bëhet pas playoff!” Të dijë gjë vallë Ambro?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu