E FUNDIT: Milanit i propozohet Chris Smalling! Por, ka një problem jo ekonomik…

Sipas asaj që ka referuar gazeta e Romës, “Il Tempo”, Chris Smalling, po mendon të kthehet në Serie A dhe, madje këto ditë i është propozuar Milanit dhe Interit, ashtu sikurse edhe Antonio Rudiger i Chelsea.

Edhe pse trajneri i United, Solskjaer, ende nuk e ka ndarë mendjen për Smalling, që në Serie A luajti sezonin e shkuar madje duke bërë mjaft mirë, e ardhmja e tij është e shënuar, pra drejt një tjetër divorci.

Mbrojtësi qendror është është jashtë projektit të Djajve të Kuq dhe për ta “hequr qafe”, klubi anglez po kërkon 18-20 milion euro.

Smalling, megjithatë, do të donte të kthehej në Romë, edhe duke ditur se marrëveshja midis klubeve po vijon.

Milanezët mund të kthehen në lojë, duke pasur nevojë për një përforcim në atë zonë të fushës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu