“E drejtë të jemi ambicjozë, por Juventus dhe Inter… Nuk do të doja të isha djali i Ibrahimovic”

Stefano Pioli nuk dëshpërohet. Trajneri i Milanit për “Sky Sport” mban ende petkun lart dhe shikimin nga dy ndeshjet e mbetura të vitit.

“Milani nuk dorëzohet kurrë, nuk mund të vrapojmë gjithmonë me 1 mijë kilometra në në orë! Ishte një ndeshje e vështirë edhe falë Genoas, por dhe disa vështirësive të terrenit.

Në pjesën e parë kemi pasur disa mundësi për ta zhbllokuar sfidën, performanca ishte e shkëlqyeshme, por ka plot për të përmirësuar.

E vetmja qasje e gabuar ishte ajo kundër Parma, jo sonte. Sigurisht, nuk mund të pretendojmë se kundërshtari nuk do të krosojë kurrë, por mënyra se si u gjendëm në zonë ishte e gabuar.

Genoa u përgatit mirë për ndeshjen dhe na mbylli krahët. Ne gjithashtu patëm mundësinë ta fitonim në fund, nuk ia dolëm, le të mendojmë për tjetrën”.

Për mungesat: “Mjafton të shohësh renditjen dhe rezultatet për të kuptuar se cilësia e paraqitjeve është shumë e lartë.

Sa më shumë lojtarë cilësorë kemi, më mirë është për ne. Vazhdojmë të shënojmë dy gola për ndeshjen, që do të thotë luajmë në sulm.

Padyshim që shpresojmë të rikuperojmë sa më shumë që të jetë e mundur lojtarët që kemi jashtë, së shpejti të gjithë.

Ka dy ndeshje deri në fund të vitit dhe duhet të mendojmë vetëm për ato”.

Për ambicien e Ibrahimovic: “Unë nuk do të doja të isha një nga djemtë e tij (qesh). Ai foli për ëndrrën e Scudettos, është e drejtë që Milani të jetë ambicioz.

Genoa-Milan | Pioli a fine gara | “risultato importante"

Rezultatet thonë që ne jemi konkurrues, por si mund të mos  konsiderosh favorite Juventus dhe Inter?!

Sa më shumë lojtarë të fortë të kemi, aq më shumë mund të vazhdojmë të ndjekim këtë rrugë. Askush nuk shpresonte për këto rezultate, unë vazhdimisht i kërkoj ekipit të vendosë të gjitha cilësitë që kanë në fushë, ne po dëshmojmë që jemi një ekip i fortë.

Ekipi ka siguri dhe vlera, është një moment i veçantë sepse ka pesë lojtarë që mungojnë, të kufizon pak, veçanërisht në zëvendësime.

Duhet të përqafojmë njëri-tjetrin, të rimarrim energjinë. Shpresoj të rikuperoj dikë për të dielën, nëse jo, ata që luajnë do të japin më të mirën e tyre. Ata e bënë përsëri këtë mbrëmje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu