E donte Milani, Chelsea tregohet dinak me Giroud. Agjenti shpjegon: “Rinovim unilateral, ju shpjegoj si funksionon”

“Chelsea ka ushtruar një opsion të njëanshëm, por me premtimin se në rast të ofertave nga një klub i huaj ata do të ishin të hapur për ta liruar atë”…

Kjo është deklarata e lëshuar nga agjentët e Olivier Giroud për CalcioMercato.com.

Sulmuesi francez, i ndjekur nga Milani si një përforcim i mundshëm në një transferim të lirë, rinovoi zyrtarisht kontratën e tij me Blues disa minuta më parë.

Një opsion që ishte që në prill dhe që klubi i drejtuar nga Marina Granovskaia mund ta ushtronte edhe pa pyetur futbollistin.

Në fakt, duket qartë se Chelsea ka vepruar kështu për të mos humbur me zero sulmuesin dhe duke ditur se sidoqoftë, në verë ai mund të largohet sërish por do të duhet që kartoni i tij të paguhet nga klubet e interesuara.

Duket e vështirë që Milani mund të paguajë kartonin, qoftë edhe nëse flitet për një shifër që nuk i kalon 7 mln eurot, pasi mosha e Giroud nuk është më e re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu