E donte Milani, agjenti i talentit hungarez: E ka vendosur të ardhmen

Matyas Esterhazy, agjent i Dominik Szoboszlai, një lojtar i kërkuar nga Milani dhe sidomos Rangnick nëse ky i fundit do të kishte drejtuar kuqezinjtë, në intervistën për GianlucaDiMarzio.com konfirmoi se klienti i tij nuk do të lëvizë nga Salzburgu këtë verë:

“Ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij në Austri! Dominik dëshiron luaj përsëri në fazën e grupeve të Champions League me Salzburg. Vendimi i tij është përfundimtar dhe nuk do të ndryshojë në këtë merkato”.

Szoboszlai po shkëlqen në Austri por edhe me kombëtaren teksa përpara disa ditësh realizoi edhe një gol mjaft të bukur në Turqi-Hungari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu