E do gjysma e Europës, Bennacer sqaron klauzolën 50 mln euro dhe tregon si e ka përmirësuar Ibra!

Ismael Bennacer foli në konferencën për shtyp së bashku me Daniele Bonera, që do të vazhdojë të zëvendësojë Stefano Piolin.

Mesfushori kuqezi e konsideron ndeshjen kundër Lille si themelore dhe po kërkon hakmarrje pas humbjes së rëndë të ndeshjes së parë.

Sidoqoftë, algjeriani fillon nga Napoli: “Ishte e vështirë, por ne fituam si ekip. Fryma është kjo”.

Për dëshirën për hakmarrje ndaj francezëve: “Kur e humbni ndeshjen e parë, gjithmonë doni të fitoni kthimin. Dhe ne do të bëjmë gjithçka që të kemi sukses”.

Bennacer më pas i përgjigjet pyetjes në lidhje me klauzolën 50 milionëshe: “Nuk e mendoj, jam mirë me Milanin dhe nuk është puna ime ajo gjë…”

Për kënaqësinë e kthimit në Francë: “Gjithmonë një kënaqësi për t’u kthyer, veçanërisht kundër një ekipi të madh si Lille”.

Një vit më parë Bennacer u bë titullar i Milanit pas një fillimi shumë të komplikuar. Pas 12 muajsh, ish-lojtari i Empoli është bërë praktikisht i pazëvendësueshëm:

“Jam i lumtur sepse luaj shumë dhe mësoj shumë. Një vit më parë isha një lojtar tjetër”.

Pastaj ai flet për marrëdhëniet me Zlatan: “Ibrahimovic të bën një lojtar më të mirë, ai gjithmonë kërkon profesionalizëm. Më flet shumë dhe më ndihmon shumë. Jam rritur shumë pranë tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu