Zlatan Ibrahimoviç ringjalli gjithë skuadrën e Milanit në sezonin që lamë pas dhe një prej aspekteve më të rëndësishme është pa dyshim rikthimi në nivelet e kërkuara të Hakan Çalhanoglusë.
Fantazisti turk, pas mbërritjes së suedezit, u ngrit në nivele prej alieni.
Cilësia e lojës së tij ishte për t’u vlerësuar dhe në këtë mënyrë rifitoi jo vetëm zemrat e tifozërisë kuqezi, por edhe besimin e drejtuesve, të cilët nga mall shkëmbimi deri pak muaj më parë, tashmë e shohin si një të pazëvendësueshëm dhe po bisedojnë rinovimin.
Dhe realisht e meriton, sepse shifrat thonë se Çalhanoglu, me paraqitjet e tij ka thyer një rekord që zgjaste prej 12 vitesh dhe i përkiste një futbollisti që do të mbetet përjetë në zemrat e milanistëve.
Hakan ka arritur që në 5 ndeshje radhazi të shënojë ose të ofrojë një pasim për gol, një arritje të cilën kishte mundur ta bënte vetëm Rikardo Kaka.