E çuditshme por e vërtetë! Cassano i del në mbrojtje Milanit mbi historinë e penalltive (VIDEO)

Antonio Cassano mbron Milanin. Jo, nuk janë lajme të rreme, por ajo që u shfaq në kanalin e Christian Vierit, “Bobo TV”, ku ish-futbollisti kuqezi këtë herë i ka dalë në mbrojtje ekipit të Stefano Piolit.

Pasi e ka kritikuar vazhdimisht dhe nuk ka besuar, kur është hapur tema e penalltive në favor, që janë 14 për Milanin këtë kampionat, gati trefishi i ekipeve që vijnë më pas (me 5 të fituara) këtë herë FantAntonio ka dalë “pro” Ibrahimovic & Co.

Teksa diskutohej për penalltitë e Milanit dhe Bobo Vieri i drejtohej me këtë fjali “më duket se Milanit po i japin shumë penallti në krahasim me skuadrat e tjera”, Cassano ndërhyri dhe u përgjigj:

“Të gjitha të merituara Bobo! Dikur ishte më e vështirë, tani me VAR. T’i e mban nga fanella ose prek topin me dorë brenda zone duke e ndaluar. Atëherë është penallti, çfarë duhet të japë gjyqtari!”

“E kisha thënë që doja të prisja periudhën shkurt-mars për të parë nëse Milani do të ruante kreun ose si do të reagonte pas humbjeve dhe tani mund ta them se do të luftojnë deri në fund për titullin. Nuk ka më dyshime”.

Më pas, Vieri u ndal te fakti se Milani e ka nisur fazën e dytë me fitore dhe se në kalendar ka dy ndeshje që nëse merr 6 pikë “e kan pak pisk punën ekipet e tjera!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu