E BUJSHME! Verratti infektohet me Covid për herë të dytë brenda 3 muajsh. Frikë për Donnarumma

Përhapja e Covid-19 brenda grumbullimit të ekipit kombëtar italian vazhdon të nxjerrë raste të tjera pozitive.

Pasi katër anëtarë të stafit të Roberto Mancinit ishin infektuar me virusin dy ditë më parë, dje mbërriti lajmi për pozitivitetin e Leonardo Bonucci.

Mbrojtësi u vendos menjëherë në izolim, por nuk është i vetmi që e mori Covid në kthimin e tij nga ekipi kombëtar.

Tani në mbrëmje ka rezultuar pozitiv edhe Marco Verratti, mesfushori italian i Paris Saint Germain.

Absurde të dihet se kjo është hera e dytë për ish-lojtarin e Pescara, i cila tashmë kishte kaluar koronavirusin në Francë në fund të janarit…

Klubi parisien informoi për këtë çështje përmes një lajmërimi në kanalin e tij zyrtar.

Shpresojmë, asnjë pozitiv tjetër nuk do të dalë këto ditë.

Ambienti kuqezi kishte frikë dje nga më e keqja për portierin Gianluigi Donnarumma – ai u ul në aeroplan pranë shokut të skuadrës Bonuçi.

Rasti Verratti tregon se tashmë asnjë nuk është i sigurtë, edhe nëse e ka kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu