E BUJSHME: Telefonata Leonardo-Maldini mbi Donnarumma. Detajet dhe prapaskena!

Gigio Donnarumma dhe Milani. Ende një kapitull për t’u shkruar. Agjenti i portierit, Mino Raiola, pritet në Milano në “Casa Milan” për të biseduar mbi rinovimin e Ibrahimovic dhe zyrtarizuar akordin edhe për 1 sezon (rreth 7 mln euro në sezon)

Por, e pashmangshme të flitet edhe për të ardhmen e portierit gjithashtu, pasi kontrata i skadon në qershor dhe ende palët kanë diferencë mes kërkesës dhe ofertës.

Oferta kuqezi ka ndaluar të 7 mln euro dhe 1 bonus (pra 8 në total) për 4-5 vite, ndërsa kërkesa është 10 mln euro por për dy vite.

PSG tërhiqet – Sipas “Il Giornale”, kriza ekonomike për emergjencën Covdi-19 po prek të gjithë, përfshirë sheikun e PSG: gjithashtu për këtë arsye, Leonardo, menaxheri i klubit parisien, tashmë ka informuar drejtorin kuqezi Paolo Maldini se ai nuk ka ndërmend të bashkohet me grupin e skuadrave që duan të sigurojë shërbimet e Gigio Donnarumma me parametër zero.

Praktikisht, një sinjal ky që nxjerr blof edhe agjentin Mino Raiola.

Në fakt, kjo është ajo që tifozët kuqezi gjithmonë kanë menduar këto kohë të vështira dhe duke u nisur nga fakti se PSG ka ndër mend që të fuqizohet në reparte të tjera dhe kurrësesi në portë duke pasur Navas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu