E BUJSHME! Sassuolo pranon: Locatelli goditja më e madhe, por për faj të Gallianit desh dështoi…

Sonte ishte nata e hapjes së merkatos zyrtarisht dhe pati një ceremoni në Rimini ku ishin ftuar shumë drejtues, mes tyre edhe ai i Sassuolo-s, Giovanni Carnevali, që mori fjalën në Grand Hotel në Rimini…

“Goditja ime më e rëndësishme ishte Locatelli, gjithashtu në një nivel ekonomik.

<> at Centro Tecnico Federale di Coverciano on September 1, 2020 in Florence, Italy.

Ne ishim përqendruar shumë tek ai, por ekzistonte problemi i transferimit të pronësisë. Më duhej të merresha fillimisht me Mirabellin dhe më pas me Leonardon.

Në fund rrezikuam diçka për shkak të doktor Gallianit”.

CEO, i pranishëm në ceremoni, menjëherë u përgjigj: “Padyshim si tifoz, sepse unë isha dhe do të mbetem tifoz i Milanit. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Leonardo.

Në ato ditë u përpoqa ta bindja por kur ndërhyra negociatat po mbylleshin”.

Mesfushori i Sassuolo është ndër emrat më të rëndësishëm në këtë merkato, me Juventusin në rreshtin e parë për të siguruar performancën e tij.

Por, Sassuolo ka shkrepur me Carnevalli: “Ndoshta nuk do të mjaftojnë as 40 mln euro pasi kemi oferta nga jashtë Italisë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu