E BUJSHME: Rihapet pista “Jovic”, ja çfarë ka ndryshuar te Real Madrid dhe serbi!

Në ditën e firmës së Brahim Diaz në kontratën që do ta lidhë atë me ngjyrat kuqezi për këtë sezon, Milan është përsëri në sulm për një tjetër lojtar të Real Madrid: Luka Jovic.

Maldini dhe Massara janë ende në kërkim të një përforcimi për sulmin dhe serbi – i mbyllur te Real Madrid – ka qenë një mundësi për disa kohë. Kushtet në krahasim me fillimin e verës kanë ndryshuar: Milani – për të synuar me vendosmëri kualifikimin për në Ligën e Kampionëve të ardhshme – tani është i gatshëm të pranojë një huazim “të thatë”, pa përfshirë të drejtën e blerjes.

Shoku dhe ish-partneri i Rebic në kohën e Eintracht Frankfurt, ku ra në sy dhe u ble nga Reali  60 mln euro, është ende 22-vjeç dhe po kërkon revanshin personal pas një viti të torturuar nga dëmtimet dhe disa ngjarje jashtë fushës.

Profili vlerësohet nga drejtuesit e Milanit që po kërkojnë një zëvendës Ibrahimovic si një qendër sulmues, por në kushte të caktuara ekonomike për t’u diskutuar me Realin.

Deri më sot Jovic është një tepricë në Spanjë dhe një huazim, propozimi i fundit i Milanit, mund të jetë ideali.

Në fakt, Milani po përpiqet të formojë një skuadër me një organikë të gjerë dhe cilësore për të synuar sezonin e madh!

Paga e serbit është 5 milion euro neto në vit dhe e përballueshme për 1  sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu