Giuseppe Meazza dhe Ronaldo, Roby Baggio dhe Ibrahimovic, Vieri dhe Pirlo… Historia e merkatos është e mbushur me futbollistë që kanë veshur fanelat e Milanit dhe Interit.
Pesë ditë pas përfundimit të merkatos mund të sjellin një rast tjetër të një lojtari të thirrur për të luajtur derbin milanez kundër ish-shokëve të tij.
Ivan Perisic, pas sezonit te Bayern Munchen, me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve, titullin dhe kupën, nuk është më pjesë e planeve të Interit por ka tërhequr vëmendjen e Milanit që po kërkon një lojtar me karakteristikat e tij.

Ndërthurja e merkatos nuk u ka shpëtuar kompanive të basteve (Sisal Matchpoint) që shohin kroatin të veshur kuqezi me kuotën 6.00.
Përkthyer ndryshe: të shohësh Perisicin duke luajtur derbi kundër Samir Handanovic dhe shokët e tij të skuadrës nuk është ende e realizueshme, por ka filluar të jetë e mundur…