E BUJSHME NGA TURQIA: Super oferta e Milanit për Calhanoglu, afron rinovimi!

Kontrata e Hakan Çalhanoğlu, i cili tërhoqi vëmendjen me paraqitjet e tij në Serie A në vitin 2020 dhe po vazhdon ta bëjë edhe në 2021, skadon në qershor të këtij viti.

Për futbollistin janë interesuar shumë skuadra pasi një fantazist atipik që di të bëjë edhe mesfushorin vështirë se mund të gjesh dhe në këtë mundësi të jashtëzakonshme të merkatos.

Sipas lajmit të Yakup Çınar të Fanatik, klubi i Milanit vazhdon përpjekjet e tij për të zgjatur kontratën me futbollistin kombëtar. Thuhet se Hakan Çalhanoğlu dhe Juventus janë gjithashtu në kontakt të ngushtë.

Por, Milani po tenton ta blindojë dhe oferta e fundit është 7 mln euro në sezon, pra dyfishi i 3.5 mln eurove në sezon që fiton aktualisht futbollist. Pritet përgjigjia e Calhanoglu.

Vlera aktuale e tregut të Hakan Çalhanoğlu, i cili u bashkua te Milani nga Bayer Leverkusen për 23.3 milion euro në 2017, është rritur në 35 milion euro.

Te Milani, i cili është lider i kampionatit me 40 pikë, futbollisti i  kombëtares turke ka realizuar 8 gola dhe 8 asist në 28 ndeshje këtë sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu