E BUJSHME NGA SPANJA: Tri klube interesohen për Calhanoglu! Kontrata skadon vitin tjetër…

Hakan Calhanoglu është një element i domosdoshëm në “tabelën e shahut” të Stefano Pioli. Mesfushori turk që pas karantinës ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 9 asist, duke marrë pjesë gjithashtu në 60% të golave të Milanit!

“Jemi një familje e madhe dua të qëndroj në Milano”, tha numri “10” përpara dy ditëve, duke siguruar se ndjen besimin e ambjentit, tifozëve dhe trajnerit se në këtë sezon të katërt kuqezi mund të bëjë dhe më mirë.

Megjithatë, e ardhmja e tij ende është një rebus, një pikëpyetje e madhe, duke qenë se kontrata e tij që skadon në 30 qershor 2021 ende duhet rinovuar për të mos rrezikuar.

Klubi kuqezi do të duhet të përshpejtojë kohën nëse do të jetë i sigurt që Calhanoglu të vazhdojë të udhëheqë ekipin në dispozicionin taktik dhe teknik në vitet në vazhdim.

Lojtari turk, sipas asaj që ka raportuar nga todofichajes.com, pëlqehet nga shumë skuadra, sidomos tani pas “boom”-it që ka pasur.

Agjenti i tij është kontaktuar nga tre klube: PSG, Arsenal dhe Manchester United.

Për momentin përparësia është rinovimi me Milanin, por nëse një marrëveshje nuk arrihet në një kohë të shkurtër, ish-Leverkusen mund të vendosë në mënyrë të bujshme të largohet.

Milani po përgatit një rrogë më të lartë, 3 mln euro dhe bonuse, por Calhanoglu mund të kërkojë më shumë dhe kjo do të prishte disi planet. Natyrisht, siç ka thënë Maldini, janë tema që do të diskutohen pas datës 5 tetor, kur mbyllet edhe merkato.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu