E BUJSHME NGA SPANJA: “Milan-Real, studiohet formula e radhës! Lojtari i ka dhënë Ok kuqezinjve”

Milani vazhdon të lëvizë në frontin e merkatos transferimeve. Urgjencat për shkak të problemeve të ndryshme fizike po bëjnë që drejtuesit e Rossonerëve të reflektojnë, të cilët duan t’i japin Piolit ato pak pjesë që i duhen për të kompletuar skuadrën tashmë në seancën dimërore të tregut të transferimeve.

Maldini dhe Massara po mendojnë të sjellin një fuqizim te ri në Itali, për të cilën ata tashmë kanë kërkuar informacion në verë.

Stefano Pioli do të donte që ardhja e tij te ishte qe ne janar dhe do te ishte teper i lumtur, por klubet e tjera janë gjithashtu në gjurmët e tij.

Sipas asaj që u raportua nga portali spanjoll todofichajes.com, Milani po mendon të blejë Marco Asensio nga Real Madrid. Anësori tani është jashtë projektit Blancos, me Carlo Ancelotti që preferon Vinicius dhe Hazard.

Ka pak hapësirë ​​për Asensio i cili në këtë pikë do të donte të ndryshonte ajrin.

Milani vazhdon të ndjekë rrugën që të çon në numrin 20 të Realit, por duhet regjistruar edhe interesimi i Romës dhe Tottenhamit.

Sidoqoftë, duket se Asensio dëshiron t’i japë përparësi kuqezinjve, të cilët duhet të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme për lojtarin: do të jetë e vështirë, në fakt, ta shohësh atë të largohet për një ofertë prej më pak se 35 milion euro.

Udhëheqja e Djallit, megjithatë, përpiqet të studiojë një formulë që mund te jete ideale edhe per Real Madrid. Raportet mes Maldinit dhe klubit blancos jane te ngushta tashme dhe rastet Theo e Brahim Diaz e konfirmojne.

Madje, gjate veres Reali i kishte propozuar edhe Odriorzola kuqezinjve, qe me pas hoqen dore. Mund te studiohet nje huazim me te drejte blerjen ne plotesimin e ndonje kushti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu