E BUJSHME NGA RUSIA: “Milani po mbyll marrëveshjen!”

Milani ka vendosur në fokus Nikola Vlasic sa i përket rolit të fantazistit dhe kroati mund të jetë ai që do të zgjidhet të veshë fanellën me numrin 10 pas lamtumirës së Hakan Calhanoglu.

Për karakteristikat tekniko-taktike, duket një profil i përshtatshëm për nevojat e Stefano Pioli.

Sipas asaj që u zbulua nga gazetari Artur Petrosyan, kroati 23-vjeçar madje do të ishte afër transferimit te kuqezinjtë.

Operacioni do të sillte 25 milion euro plus bonuse në arkat e CSKA Moskës.

Klubi rus kishte shpenzuar rreth 15 mln euro për ta blerë kartonin e tij nga Everton në verën e vitit 2019.

Priten konfirmime në lidhje me thashethemin e zbuluar nga Petrosyan. Me siguri Vlasic do të ishte një goditje e mirë për repartin e fantazisë së  Milanit, në nevojë për një përforcim cilësor.

Edhe pse shumë tifozë do të donin një mes James Rodriguez ose edhe Zieyech.

Futbollisti që u rrit te Hajduk Split mund të ishte goditja e duhur për Pioli. Përfshirja e tij në ekip mund të favorizohet nga prania e Ante Rebic, një kroat si ai dhe gjithashtu shoku i tij i skuadrës në ekipin kombëtar.

Vlasic me CSKA Moscoë ka arritur në 103 paraqitje, 33 gola dhe 20 asistime.

Përvoja në Angli me Everton nuk kishte shkuar mirë, por në Rusi lojtari ka rigjetur veten dhe tani duket më i gatshëm të përballet me një kampionat të rëndësishëm. Arritja në Milano do të ishte një stimul i madh për të.

Në 2017, fantazisti kroat kishte përfunduar në orbitën Milan, por më pas ishte Everton ai që e siguroi atë për rreth 10 milion euro.

Katër vjet më vonë Vlasic mund të zbarkojë me të vërtetë në Itali.

Do të shohim nëse thashethemet e orës së fundit do të gjejnë konfirmim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu