E BUJSHME NGA NEW YORK TIMES: “Së shpejti krijohet SuperLeague! I ftuar edhe Milani. Goditja e rëndë ndaj UEFA-s

Futbolli botëror shumë shpejt mund të tronditet në në aspektin sportiv, ashtu edhe ekonomik…

Sipas lajmit të publikuar sot nga prestigjozja amerikane NYT (Neë York Times), në fakt, disa nga klubet më të pasura dhe legjendare në historinë e futbollit kanë konkorduar krijimin e një kompeticioni të ri europian.

Madje, lajmërimi mund të vijë edhe në ditën e sotme, në mënyrë që të “diskretitojnë” mediatikisht Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, që është programuar të zhvillohet ditën e nesërme.

Do të merrnin pjesë në këtë SuperLeague – siç quhet prej disa muajsh – Real Madrid dhe Barcelona në Spanjë, Manchester United dhe Liverpool në Angli, dhe Juventus, Inter dhe Milan në Itali.

Do të mbeteshin pra, të përjashtuar ekipet franceze dhe gjermane, sepse për momentin kanë refuzuar thirrjen dhe ftesën e klubeve të lartpërmendura.

NYON, SWITZERLAND – SEPTEMBER 27: UEFA Executive Committee Member Ivan Gazidis (C) during the UEFA Executive Committee meeting ahead of the EURO2024 Host Announcement at the UEFA headquarters, the House of European Football on September 27, 2018 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham – UEFA/UEFA via Getty Images)

Gjithçka për një total prej 12 klubesh që, siç shkruhet nga e përditshmja amerikane, “janë bashkuar si pjestarë dhe bashkëthemelues ose kanë shprehur të njëjtin qëllim”.

Klubet themeluese duhet të jenë Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, FC Barcelona, Real Madrid, Atlético Madrid, Inter, AC Milan e Juventus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu