E BUJSHME NGA ITALIA! “De Paul-Atletico, nuk ka akord!” Milani rikthehet në garë?

E bujshme te Udinese! Ndërsa të gjithë prisnin zyrtarizimin e Rodrigo de Paul te Atletico Madrid, kështu ende nuk ka ndodhur…

U përfol sikur do të kryhej gjithçka pas Copa America ku mesfushori sulmues dhe fantazist i  Argjentinës merr pjesë, por nuk ka të bëjë kjo gjë.

Duke folur në Radio Kiss Kiss, drejtori sportiv i  Udineses azhornoi statusin e negociatave midis De Paul dhe Atletico Madrid, duke nënvizuar se si ka ende distancë midis klubeit friulian dhe atij spanjoll.

Kujtojmë që De Paul është edhe objektiv i  Milanit. Mediat shkruajtën për një ofertë prej 35 mln eurosh dhe bonuse nga kampionët e Spanjës, por historia duket se është ndryshe…

“Ka negociata të avancuar me Atletico Madrid, por distancat janë ende të konsiderueshme.

Klubet e tjera janë ende në lojë, pasi ka shumë skuadra që e duan atë. Negociatat nuk janë mbyllur ende”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu