E BUJSHME NGA ESPN – “Raiola i telefonoi Maldinit për të rihapur negociatat” Ordine: Blofi i madh u zbulua, tani…”

Gabriele Marcotti, gazetar i vjetër për ESPN dhe korrespondent i Corriere dello Sport, duke iu përgjigjur një tifozi në Tëitter zbuloi një prapaskenë në lidhje me Gigio Donnarumma dhe Milan.

Sipas Marcotti ditët e fundit Raiola do të kishte provuar të rihapte diskutimet me klubin kuqezi për të kuptuar nëse kishte apo jo mundësinë e rinisjes së negociatave për rinovimin e Gigio.

Milani, megjithatë, tashmë ka bërë zgjedhjen e tij: Donnarumma nuk e ka pranuar ofertën që Maldini i ka paraqitur vazhdimisht atij në muajt e fundit dhe për këtë arsye rrugët e klubit dhe lojtarit, siç është konfirmuar tashmë nga vetë drejtori teknik, janë ndarë.

Ardhja e Mike Maignan nga Lille është një shenjë e qartë.

Një tentativë ajo e Raiola që tregon se luajti blofin e madh duke mbajtur litarin e tendosur dhe në fund u këput gjithçka.

Edhe gazetari Franco Ordine e konfirmon se “ishte blofi i madh i Raiola për të vendosur Milanin me shpatulla pas murit por në fund mbeti me gisht në gojë dhe tani duhet të gjejë një ekip që të kënaqë të paktën kërkesat mbi 8 mln euro sepse do të bëhej edhe më qesharak në sytë e të tjerëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu