E BUJSHME! Klubet kanë rënë dakord mes tyre, zbulimi i Serie A bllokon transferimin për Milanin!

Napoli dhe Verona kanë kohë që kanë rënë dakord të transferojnë Mattia Zaccagni nga “Bentegodi” në “Diego Armando Maradona” në fund të sezonit.

Fantazisti i lindur në vitin 1995, megjithatë, nuk është 100% i bindur për destinacionin e Napolit, pasi ai dëshiron të presë për të parë se si evoluon situata në Milano.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, ekziston interesi i kuqezinjve që prej muajve të kaluar, i cili megjithatë, ndryshe nga Napoli, nuk ka paraqitur ende një ofertë për Verona.

Milani po merr kohë sepse së pari ata duhet të kuptojnë se si do të përfundojë situata e lidhur me kontratën e Hakan Calhanoglu.

Futbollisti i Verona-s, sivjet një zbulim në Serie A, gjithashtu ka kërkuar kohë te klubi i tij pasi mundësia Milan vjen njëherë në jetë dhe se ai preferon më shumë të veshë fanelën kuqezi se sa atë të Napolit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu