E BUJSHME! Gazetari italian nxjerr blof Napolin mbi Rebic: Gënjyen mbi fjalinë ndaj arbitrit, ja si shkoi historia dhe pse Milani apeloi

Vjen një rrëfim interesant nga gazetari i Il Giornale, Franco Ordine, mbi çështjen “Rebic” dhe skualifikimin e tij. Sipas gazetarit të njohur, ka qenë Napoli dhe portalet napolitane ato që kanë shpërndarë të pavërteta mbi fjalinë që kroati i ka thënë arbitrit Pasuqa në Milan-Napoli, disa minuta nga fundi, gjë që i kushtoi kartonin e kuq…

“Apeli i Milanit kundër skualifikimit për dy ndeshje i vendosur nga gjyqtari sportiv kundër Ante Rebic për fraza mosrespekti ndaj arbitrit është caktuar për të hënën 29 mars.

Arbitri Pasqua raportoi në fletën e shënimeve përkufizimin e saktë që doli nga goja e Rebicit: “Je i dobët”.

Prandaj, vendimi i klubit për të apeluar ka qenë i menjëhershëm sepse precedentët në këtë çështje flasin vetë.

Në jurisprudencën e futbollit, i njëjti gjykim është likuiduar gjithmonë me një raund të skualifikimit dhe jo me dy.

Por qëllimi më i rëndësishëm i arritur nga klubi është të mohojë, me dokument në dorë, rrëfimin e rrjeteve sociale, të përgatitur nga suplementi i zakonshëm napolitan, sipas të cilit Rebic do të kishte ofenduar nënën e gjyqtarit.

Ky është një lajm i rremë!!!!! Totalisht!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu