E BUJSHME: Dy klube angleze tërhiqen nga Super League dhe prishin paktin? “Po përgatisin dokumentacionin…”

Ndodh befasia e madhe! Dy klube të Premier League mund të braktisin lidhjen e Super League.

Chelsea do të ishte klubi që po vlerëson tërheqjen e bujshme nga Super League.

Në minutat e fundit nga Anglia kanë qarkulluar thashethemet për një klub të lëkundur të Premier League, ku disa anëtarë të Bordit kishin shprehur dyshimet e tyre për projektin, por kjo vazhdoi me reagimin e dhunshëm jo vetëm të mbështetësve të bluve por të opinionit të gjerë publik.

Sipas asaj që u raportua nga BBC, londinezët tashmë janë duke përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për t’u larguar përgjithmonë nga Super League.

Duket pak e habitshme në fakt se si kanë hedhur firmën të shtunën dhe vetëm dy ditë më pas mund të tërhiqen nga pakti…

Por, sot ka qenë një ditë plot tronditje në Britaninë e Madhe.

Në minutat e kaluara, lajmi i Chelsea që është gati për të bërë një kthesë të bujshme në lidhje me bashkimin në Super League…

Por londinezët nuk do të ishin të vetmit të penduar të mëdhenj: në fakt, sipas asaj që raportoi Sun, Manchester City është gjithashtu i gatshëm të bëjë një hap prapa.

Klubi tashmë ka paralajmëruar organizatorët se nuk dëshiron më të jetë pjesë e projektit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu