E blenë nga klubi i Ibrahimoviçit, zyrtarizohet kalimi i 17-vjeçarit tek Milani

Siç pritej, Milani zyrtarisht ka nënshkruar me 17 vjeçarin, Emil Robak për 1.5 milionë euro.

Kuqezinjtë e blenë lojtarin nga klubi suedez në pronësi të Zlatan Ibrahimoviçit, Hamarby.

Roback ka bërë pesë paraqitje me kombëtaren e Suedisë U-17, dhe për të ka pasur interes edhe nga Arsenali.

Kalimin e Robak tek Milani e zyrtarizoi në rrjetet sociale vetë klubi i Hamarbit.

17 vjeçari do luajë me skuadrën e të rinjve të Milanit.

Roback ndiqej edhe nga Bayern Munich dhe Arsenal, por prania e Ibrahimoviç në Milano sigurisht që bëri një ndryshim.

Lojtari i kushtoi klubit rreth 1.5 milion euro.

Roback pritet të luajë me skuadrën Primavera, që drejtohet nga Federico Giunti përsëri sezonin e ardhshëm.

Roback bëri debutimin e tij këtë sezon me Hammarby, pasi luajti 8 ndeshje në huazim në klubin suedez të kategorisë së tretë IK Frej.

Ai është një lojtar shumë i fortë fizikisht: 1.87 centimetra i gjatë, jo keq për një 17-vjeçar.

Ai nuk është sulmues klasik që po pret topin në zonë, por i pëlqen të kontribuojë në manovër dhe ta shtyjë ekipin përpara.

Ai sponsorizohet nga Ibrahimoviç dhe kjo tashmë është një pikë në favor të tij, dhe do të jetë në dorën e tij që të tregojë cilësitë me fanellën e kuqezinjve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu